image Ambasada e Britanisë i drejtohet LDK-së dhe VV-së: Punoni së bashku dhe formoni qeverinë

Kosovë

Mesazh/ Ambasada e Britanisë i drejtohet LDK-së dhe VV-së: Punoni së bashku dhe formoni qeverinë

news image

Ambasada e Britanisë së Madhe ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës që të punojnë  së bashku që të tejkalojnë dallimet në mes tyre dhe të formojnë qeverinë.

“Më shumë se 12 javë që nga zgjedhjet e 6 tetorit, Kosovës i duhet një qeveri e re. Çështjet urgjente siç janë buxheti, arsimi si dhe vendimet administrative të bllokuara duhet të adresohen”, thuhet në postimin e faqes zyrtare të Ambasadës britanike në Kosovë.

“Të dyja, Vetëvendosje dhe LDK, të cilat qartazi kanë fituar zgjedhjet, duhet të punojnë së bashku që të tejkalojnë dallimet në mes tyre dhe të formojnë qeverinë që do të adresojë çështjet më me prioritet të popullit të Kosovës”, shtohet tutje në këtë deklaratë./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/UKinKosovo/posts/1470592019766551?__xts__[0]=68.ARD4n7_YemBpQlMabRkPhXpfppHcBQ71wlc0porEk3uHAN5IqtcTSl59-j8fQNyj9nEoK_yefGskCeIUMi8L–TG-21D9Nn2hSGCIrQQfLVhT-9izxICjxxNJr-oVTw2YzlkWqCym_HSG-Rk9bUnqDdQjpEhTxX9cGCJhzr4vUs9zN_BaKEiRRLxRKMHYdpjvQ3T2WNiQghu5LHWyXga2yOP4jc3nopBZaGIJTWP5Esbrpz8Zy7DbGY-9tGX5-TiG5HA13rpgYClLcy5Uzl_tx2iDqetgvXJ9j1CaeyaA0iaa–fGPYYW-noFEt88LxDkLhCEBaP3Fz3lo9ExcArQQ&__tn__=-R