image Ambasada amerikane reagon për kapjen e drogës në Lipjan

Siguri

Ambasada amerikane reagon për kapjen e drogës në Lipjan

news image

Ambasada amerikane në Kosovë, ka përgëzuar autoritetet kosovare për konfiskimin e një sasie të madhe droge në Lipjan.

Ambasada përmes një postimi në Twitter ka shkruar se konfiskimi i djeshëm është një fitore e madhe për sundimin e ligjit.

“Luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Ju lumtë autoriteteve të Kosovës për konfiskimin e djeshëm të drogës në Lipjan – suksesi përmes partneriteteve globale midis Kosovës, Italisë, Shqipërisë, & DEA-s. Fitore e madhe për sundimin e ligjit”, thuhet në postim./Gazeta Sinjali/