image Ambasada amerikane përkrah platformën e të rinjve kosovarë për luftimin e lajmeve të rreme

Kosovë

Ambasada amerikane përkrah platformën e të rinjve kosovarë për luftimin e lajmeve të rreme

news image

Ambasada Amerikane në Kosovë e ka përkrahur platformën për luftimin e lajmeve të rreme të krijuar nga një grup i të rinjve nga Kosova.

Përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, ambasada amerikane ka thënë se kjo platformë është burim i mirë për t’i verifikuar faktet.

‘’Ky grup i motivuar i të rinjve po ndihmojnë për ta ndaluar shpërndarjen e lajmeve të rreme për COVID-19. Nëse nuk jeni të sigurtë se çfarë po dëgjoni ose lexoni është e vërtetë, ky është një burim i mirë për të verifikuar historinë dhe të merrni fakte. Ndaloni shpërndarjen. Verifikoni faktet. Mësoni të vërtetën’’, thuhet në postim.

Olta Abazi si njëra nga ideatoret e kësaj platforme, ka thënë për Gazetën Sinjali se për ta është e rëndësishme kjo përkrahje.

‘’Një mbështetje mjaft e madhe në promovimin e kësaj iniciative është Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila është shprehur gjithmonë e gatshme të na mbeshtes pasi që perhapja e lajmeve të rreme çdo ditë e më shumë po bëhet temë mjaft e ndjeshme’’, thotë Abazi.

Njëra ndër pjesëtaret e ekipës së “No Fake News”, Vlerë Mehmeti, vlerëson se një iniciativë e tillë është shumë e nevojshme për lexuesit dhe tregun medial.

‘’Infodemia është e rrezikshme, veçmas në rastet e gjendjeve të jashtëzakonshme siç ka qenë së fundi me COVID- 19. Andaj jemi bashkuar për të sjell faktin mbi dezinformatën’’, thekson Mehmeti. /Gazeta Sinjali/