image Alpinistja nga Kosova bëhet vajza më e re në botë që ngjitet në majat më të larta në shtatë kontinente

Sport/ Alpinistja nga Kosova bëhet vajza më e re në botë që ngjitet në majat më të larta në shtatë kontinente

news image

Alpinisja 17 vjeçare nga Peja, Mrika Nikçi, ka shënuar edhe një sukses të radhës. Ajo është bërë vajza më e re në botë që ka arritur të kalojë sfidën në alpinizëm të njohur si “Seven Summits”, e që nënkupton ngjitjen në majat më të larta në shtatë kontinentet e botës.

Grupi i të rinjve “Europeans Making a Difference” apo në shqip “Evropianët që bëjnë ndryshim”, ka publikuar një video të Mrikës, e cila thotë se nëse vërtetë dëshironi diçka, mund t’i lëvizni edhe malet.

“Në male nuk ka gjini, moshë dhe nuk është e rëndësishme se prej nga vjen. Në male jemi të gjithë të barabartë”, është shprehur ajo.

Mrika vazhdimit udhëton me babanë e saj, Arianit Nikçin.

Vitin e kaluar, saktësisht më 27 maj, dy alpinistët Arianit dhe Mrika Nikçi kishin përfunduar me shumë sukses ekspeditën ‘Everest 2019’, duke u ngjitur në majën më të lartë në botë, Mt. Everest 8848 led./GazetaSinjali/