image Aliu tregon arsyet pse LVV kishte disponim që Murat Jashari të jetë kryeministër konsensual

Politikë

Aliu tregon arsyet pse LVV kishte disponim që Murat Jashari të jetë kryeministër konsensual

news image

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka folur për idenë që Murat Jashari të jetë kryeministër konsensual.

Aliu tha se gjatë mbledhjes së Kryesisë së LVV-së kishte disponim të mirë që Murat Jashari të jetë në krye të një qeverie tranzitore.

“Ideja që të ketë një qeveri tranzitore që do t’i bashkonte palët është ide e mirë e sidomos duke pasur parasysh se Murat Jashari do të kishte edhe autoritetin moral. Ai do të ishte figura më e përshtatshme e mundshme pasi vjen nga familja Jashari dhe është apartiak”, tha ai në ‘Debat Plus’.

Deputeti i LVV-së thotë se Murat Jashari do të ishte i pranuar nga të gjithë dhe do të ishte garanci për këtë periudhë tranzitore.

Aliu pohoi se nuk kanë komunikuar me Murat Jasharin për këtë propozim por thotë se e shohin si figurë unifikuese në këtë situatë të tensionuar të vendit.