image Aliu: Ka tendencë të vazhdohen keqpërdorimet në Ministrinë e Infrastrukturës, e ftojmë Prokurorinë të hetojë

Politikë

Aliu: Ka tendencë të vazhdohen keqpërdorimet në Ministrinë e Infrastrukturës, e ftojmë Prokurorinë të hetojë

news image

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është pyetur sot në Kuvend për Raportin e Auditimit të Brendshëm për tenderin 16 milionësh, ku dyshohet se ka pasur parregullsi.

Aliu ka theksuar se do të bashkëpunojnë me hetuesinë e prokurorinë.

‘’Për tenderin të cilin po flisni, parregullsitë i kemi marr nga ankesat e operatorëve. Ankesat kanë qenë të bazuara dhe këtë raport e kam iniciuar vet bashkë me zëvendësministrin. Ka tregu që ka parregullsi dhe e marrim shumë seriozisht dhe e ftojmë prokurorinë. Jemi të gatshëm dhe e kemi bërë gati materialin me u marr pikërisht për këtë çështje‘’, ka thënë ai.

‘’Jemi shumë të vendosur me i shku kësaj pune deri në fund. Është pikërisht ky raport i auditimit që është inicu dhe është ndal ai proces. Ka prodhu edhe atë serinë e sulmeve mediatike që ka qenë ndaj meje. Por sa i përket sulmeve e atyre ne nuk e kemi problem atë punë, kemi me u marr me hetuesinë e prokurorinë”.

Sipas tij, parregullsitë brenda ministrisë ka pasur jashtëzakonisht shumë dhe dukuria e tillë ka tendencë të vazhdojë edhe më tej, por thotë se po mundohen të jenë sa më vigjilent.

/GazetaSinjali/