image Alexis Sanchez që nga nesër mund të bëhet me skuadër të re

Futboll

Sport/ Alexis Sanchez që nga nesër mund të bëhet me skuadër të re

news image

Alexis Sanchez pritet që ti bëj testet mjekësore të Interi më se largu të martën pasi që është pajtuar për t’u huazuar si lojtar i lirë me 15 milionë euro për ta blerë kurse Manchester United do të paguajnë 75 për qind të pagës së tij

Sipas ekspertit të transferëve të Sky Sport Italia, Ginaluca Di Marzio, negociatat e sotme direkte me klubin nga Old trafford dhe agjentin e tij fernando Felicevich kanë përparuar shumë mirë.

Kiliani do të huazohet në Inter si huazim i lirë me mundësi blerje të tij në fund të sezonit për 15 milionë euro.

Manchester United po ashtu do të kontribuojë për të paguar afërsisht më shumë se gjysmën e pagës së tij gjatë kohës sa është në huazim.

Alexis mund të jetë në itali nesër në mbrëmje, ku do të bëj testet mjekësore kurse të martën do ta nënshkruaj kontratën.

30 vjeçari ka qenë në listën e dëshirave të Antonio Conte për disa vite, që prej kohës kur ai drejtonte Juventusin