image "Aleanca Shqiptare për Graçanicën", LVV-LDK-AAK bëhen bashkë për zgjedhjet lokale

Politikë

“Aleanca Shqiptare për Graçanicën”, LVV-LDK-AAK bëhen bashkë për zgjedhjet lokale

news image

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si dhe Lidhja Demokratike e Kosovës sapo kanë dorëzuar aplikimin e përbashkët qytetare në KQZ të quajtur “Aleanca Shqiptare për Graçanicën”, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar asamblisti në Komunën e Graçanicës, Granit Gashi, i cili ka shtuar se kanë mbështetjen edhe të komunitetit ashakali dhe atij rom.

“Po kjo është e saktë sapo e kemi dorëzuar aplikimin në KQZ. Iniciator janë Lëvizja Vetëvendosje. LDK-ja, AAK-ja si dhe kemi mbështetjen në tërësi të komunitetetit ashakali si dhe një tjetër të komunitet rom”, tha ai për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/