image Aleanca Kosovare e Bizneseve e konsideron antikushtetues vendimin e Qeverisë për përcaktimin e çmimit të derivateve

Financa

Aleanca Kosovare e Bizneseve e konsideron antikushtetues vendimin e Qeverisë për përcaktimin e çmimit të derivateve

news image

Aleanca Kosovare e Bizneseve e ka vlerësuar antikushtetuese vendimin e sotëm qeveritar, vendim ky që për 24 orë përcakton çmimin maksimal të derivateve të naftës.

Sipas AKB-së, sektori i naftëtarëve në Kosovë është shumë i rëndësishëm në ekonominë vendore dhe si i tillë “nuk duhet injoruar dhe shkaktuar me vendim të njëanshëm”.

“AKB në këtë rast vlerëson se kjo ndërhyrje e pa drejt e Qeveris së Kosovës në ekonomin e tregut  ku shteti ndërhynë në  konkurrencën të lirë është shkelje flagrante e të drejtës kushtetuese të  nenit 10 dhe 11 të kushtetutës sepse sa  i përket momentit të ndërhyrjes në çmime, neni 11 ka vetëm 3 raste, ndërsa në nenin 15 është tejkaluar kompetenca e nenit 11, duke shtuar disa rate të ndërhyrjes në çmime”, thuhet në reagimin e AKB-së.

Sipas tyre, nga vendimi i Qeverisë do të pësojë edhe buxheti i shtetit.

“Së pari Buxheti i Shtetit humb 10% më pak tatim në fitim e që kjo tashmë do të tatohet në shtet tjera eksportuese duke e mshef marzhën e fitimit përmes rabatit, së dyti lind ideja e sektorit të naftarëve se a duhet të respektohet ky udhëzim antikushtetues dhe së treti Qeveria me këtë hap jo bashkëpunues me komunitetin e biznesit të këtij sektori i rebelon naftarët duke bërë hapa gjithëmonë në dëm të shtetit dhe konsumatorëve dhe vetvetes duke i bojkotuar importet, se a do të respektohet ky vendim apo jo mbetet të shihet në ditët në vijim pasi që ky vendim do të shkoj në instanca gjygjësore për interpretim dhe vendim final”, thuhet tutje në reagim.

Ata kanë kërkuar që ky vendim të apelohet në Gjykatë fillimisht për pezullim, e pastaj të vazhdohet me procedura edhe për anulimin e tij të plotë.

/GazetaSinjali/