image Albulena Haxhiu “kërcënon” politikanët e korruptuar që nuk kanë frikë nga Prokuroria

Kosovë

Sistemi i Drejtësisë/ Albulena Haxhiu “kërcënon” politikanët e korruptuar që nuk kanë frikë nga Prokuroria

news image

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar që në mandatin e saj si ministre, nuk do të ketë prokurorë që do t’u frikësohet politikanëve por politikanët do t’i frikësohen prokurorisë.

Haxhiu ka theksuar se politikanët të cilët janë të korruptuar do t’i frikësohen prokurorisë.

“Nuk do të ketë më prokurori që do t’iu frikësohet politikanëve, por politikanë të korruptuar që do t’i frikësohen prokurorëve. Pra, pavarësisht faktit që aty përfshihen persona që kanë qenë aktiv në jetën politike, ne do të ndërtojmë rrethana të reja, ku prokurorët nuk do të kenë frikë nga askush. As nga qytetari i thjeshtë, as nga ata që bartin petkun, qoftë të deputetit apo edhe kujt do qoftë”, ka thënë Haxhiu në një intervistë për KP

Haxhiu gjithashtu ka folur edhe për veteranët e rrejshëm, ku është shprehur se ka pasur manipulime të mëdha dhe se institucionet e drejtësisë do të merren me këtë rast, që sipas saj ka cënuar edhe pavarësinë e Kosovës.

“Fakti që është rritur për 60 mijë është tregues i qartë se ka pasur manipulime të mëdha. Duke mo s u dukur që ne e cenojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, unë dua ta shtoj këtu kërkesën time që institucionet e drejtësisë duhet ta bëjnë punën e tyre për çfarëdo rasti që iu shkon atyre”, ka thënë Haxhiu.

Kujtojmë që Ministrja Haxhiu sa ishte deputete e Kuvendit të Kosovës, publikisht i kishte thënë kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, “kriminel”./ Gazeta Sinjali/