image "Alba Petrol" jep arsyetimin se pse dallon çmimi i derivateve në tabelë dhe në arkë

Kosovë

“Alba Petrol” jep arsyetimin se pse dallon çmimi i derivateve në tabelë dhe në arkë

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi se si kompania e derivateve “Alba Petrol” në Gjilan po josh konsumatorët me çmime joreale. Çmimi në reklamën e vendosur nga kompania dhe çmimi që konsumatorët duhet të paguajnë nuk është i njëjtë. Sinjali ka kontaktuar me këtë kompani për të marrë një sqarim se pse një qytetar sot ka paguar afër 1 euro e 16 centë për një litër naftë, derisa çmimi në tabelë thuhet se është 1 euro e 9 centë.

Në përgjigjen e kompanisë thuhet se çmimi i vendosur në tabelë vlen vetëm për klientët e kësaj kompanie, të cilët janë të pajisur me “kartelë të lojalitetit”. Nga “Alba Petrol” kanë dërguar edhe një fotografi të kësaj tabele, për të arsyetuar se ky çmim vlen vetëm për konsumatorët që janë të pajisur me kartelë, por që një gjë e tillë nuk dëshmohet.

Në tabelën e mëposhtme askund nuk shkruan se çmimet e caktuara vlejnë vetëm për klientët që kanë kartelën e lëshuar nga kompania.

Kjo për një vëzhgues objektiv është joshje me mashtrim.

Tutje, kjo kompani tha për Sinjalin se klienti që është i pajisur me kartelë përfiton zbritjen, ndërsa ata klientë që nuk kanë kartelën në fjalë, sipas tyre pyeten nga punëtorët se a duan të pajisen me kartelë.

Një gjë e tillë siç duket nuk qëndron, pasi qytetari që ka paguar sot afër 7 centë më shtrenjtë për 1 litër naftë thotë se punëtorët e kompanisë i kanë thënë se “s’është faji i tyre” për këto çmime.

Ky konsumator ka dërguar pamje në adresë të redaksisë për ta dëshmuar çmimin e derivateve që ka mbushur automjetin e tij dhe dallimin që ka ky çmim me atë që është reklamuar.

/GazetaSinjali/