image Alarmon OBSH-ja: Ndoshta nuk do të ketë kurrë zgjidhje çudibërëse për koronavirusin

Shëndetësi

Alarmon OBSH-ja: Ndoshta nuk do të ketë kurrë zgjidhje çudibërëse për koronavirusin

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka paralajmëruar se kthimi në normalitet do të jetë i gjatë dhe se ndoshta “nuk do të ketë kurrë një zgjidhje çudibërëse” për virusin COVID-19.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka ftuar shtetet që në mënyrë strikte të respektojnë masat dhe t’i bindin qytetarët që të ruajnë distancën sociale dhe të përdorin maska.

“Një numër i madh i vaksinave potenciale janë në fazën e tretë të testimit dhe ne shpresojmë se që do të jenë efikase në ndaljen e infeksionit, por deri më tash nuk ka zgjidhje çudibërëse dhe ndoshta nuk do të ketë kurrë”, ka thënë Ghebreyesus.

Aktualisht, më shumë se 18 milionë persona në tërë botën janë infektuar, derisa si pasojë e koronavirusit kanë vdekur rreth 700 mijë persona. /Gazeta Sinjali/