image Akuzohet se përdhunoi një të mitur, prangoset shefi i policisë në Fushë-Arrëz

Rajon

Akuzohet se përdhunoi një të mitur, prangoset shefi i policisë në Fushë-Arrëz

news image

Shefi i Policisë në Fushë-Arrëz ka përfunduar këtë mbrëmje në prangat e policisë, nën akuzën e rëndë të dhunimit seksual të një të miture.

Lajmin e ka përcjellë përmes një njoftimi Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), i cili bën të ditur se bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 2015, por që është denoncuar vetëm kohët e fundit nga vajza që pretendon se është ngacmuar seksualisht nga polici.

“Bazuar në provat e mbledhura, ka dyshime të forta se në muajin prill 2015, ajo është ngacmuar seksualisht nga një punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyrë Specialist i Hetimit të Krimeve në DVP Shkodër. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar për përdhunimin që i kishin bërë disa persona në 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës në Shkodër”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/