image Akuzohet se nuk i ftoi në takimin e ekipës për krime lufte, Haxhiu publikon dëshminë

Kosovë

Reagim/ Akuzohet se nuk i ftoi në takimin e ekipës për krime lufte, Haxhiu publikon dëshminë

news image

Ministrja në detyrë, Albulena Haxhiu, ka sqaruar rreth akuzës se nuk i kishte ftuar përfaqësuesen e Agjencisë së statistikave dhe përfaqësuesin i OVL – UÇK-së në takimin e mbajtur nga ekipi punues për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Haxhiu thotë se të gjithë kanë qenë të ftuar dhe të pranishëm në takim, përveç përfaqësuesja e Agjencisë së statistikave dhe përfaqësuesi i OVL – UÇK-së.

Postimi i plotë:

Sqarim

Javën e shkuar, kemi pranuar propozimet e përfaqësuesve të institucioneve, organizatave e shoqatave në ekipin punues për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Dje kemi mbajtur takimin e parë të Ekipit.
Të gjithë të ftuarit, ishin të pranishëm, përveç përfaqësuesja e Agjencisë së statistikave dhe përfaqësuesi i OVL – UÇK-së.

Sot, u akuzuam nga përfaqësuesit e organizatës që nuk i kemi ftuar në takimim e djeshëm.

Kjo nuk qëndron.
Në vijim gjeni dëshminë për ftesën që kanë pasur e pranuar.