image Akuzohet se e mbyti vajzën 4-vjeçare duke e përvëluar me ujë, kosovarja në Gjermani përfundon në Gjykatë

Diasporë

Akuzohet se e mbyti vajzën 4-vjeçare duke e përvëluar me ujë, kosovarja në Gjermani përfundon në Gjykatë

news image

Një grua 25-vjeçare me prejardhje nga Kosova, por e lindur në Gjermani, është dashur të përgjigjet në Gjykatën e Landit Verdin për shkak të vdekjes së dhunshme të vajzës së saj 4-vjeçare.

Zyra e prokurorit publik e akuzon gruan se kishte përvëluar vajzën në gusht të vitit 2022 në Grasberg afër Bremenit .

Sipas aktakuzës, kosovarja e lindur në Gjermani ka kërkuar nga e bija që të ulet dhe t’i shtrijë këmbët. 35 për qind e sipërfaqes së trupit të saj kishte pësuar djegie të rënda, nga uji që ishte të paktën 55 gradë i nxehtë.

Fëmija kishte pësuar djegie me rrezik për jetën, tha prokurorja Annette Marquardt, shkruan dpa.de.

Në ditët në vijim, vajza humbte vazhdimisht vetëdijen. Edhe pse vajza vuante nga dhimbje të konsiderueshme, e ëma nuk kishte konsultuar mjekun, transmeton albinfo.ch.

Ajo për më tepër konsiderohet se ka pranuar vdekjen e fëmijës për të shmangur “kostot dhe borxhet” përmes trajtimit mjekësor. Djegiet i kishte trajtuar vetëm me pomada për plagë dhe djegie.

Vetëm dymbëdhjetë ditë më vonë kosovarja mësohet se e ka sjellë fëmijën në një klinikë, ku dhe ka ndërruar jetë.

Akuza që e ngarkon kosovaren është vrasje nga pakujdesia.

Kryetari i trupit gjykues tha se vrasja me mosveprim mund të jetë gjithashtu një opsion.

“Lakmia, mizoria dhe fshehja e një vepre penale mund të shënohen si karakteristika të vrasjes”, thonë në gjykatë.

Procesi gjyqësor do të vazhdojë gjatë muajit mars.

/GazetaSinjali/