image Akullorja rezulton pozitive me koronavirus në Kinë

Botë

Akullorja rezulton pozitive me koronavirus në Kinë

news image

Akullorja është zbuluar se është infektuar me COVID-19 në Kinë, pasi tre mostra kanë rezultuar pozitive për virusin, transmeton Gazeta Sinjali.

Autoritetet anti-epidemike në Bashkinë Tianjin të Kinës veriore po gjurmojnë njerëz që mund të kenë qenë në kontakt me to, të cilat ishin prodhuar nga Tianjin Daqiaodao Food Company.

Të gjithë produktet e prodhuara nga firma janë mbyllur dhe vulosur pasi mostrat e dërguara këtë javë në qendrën komunale për kontrollin e sëmundjeve rezultuan pozitive me koronavirus, shkruan news sky.

Hetimet fillestare epidemiologjike tregojnë se kompania prodhoi një seri akulloresh duke përdorur lëndë të parë, përfshirë qumësht pluhuri të importuar nga Zelanda e Re dhe hirrë pluhur të importuar nga Ukraina.

Dr.Stephen Griffin, një virolog me qendër në Universitetin e Leeds, i tha Sky News se zhvillimi nuk ka vend për panik.

Është e mundur që kjo ka ardhur nga një person, dhe pa ditur detajet, unë mendoj se ky është një rast unik”, tha ai.

“Sigurisht, çdo nivel i infektimit nuk është i pranueshëm dhe gjithmonë një shqetësim, por shanset janë që ky të jetë rezultat i një problemi me fabrikën e prodhimit dhe potencialisht ka të bëjë me higjienën në fabrikë”.

Ai shpjegoi se temperatura e ftohtë në të cilën ishte ruajtur akullorja dhe fakti që përmban yndyrë, mund të shpjegojë pse virusi kishte mbijetuar në mostrat e marra, por sugjeroi që lajmi nuk duhet të shkaktojë alarm të madh.

Ne ndoshta nuk kemi nevojë për panik se çdo akullore papritmas do të ndotet me koronavirus”, tha ai.

1,662 punonjës të kompanisë janë vendosur në karantinë dhe iu nënshtruan testimit të acidit nukleik të enjten pas udhëzimeve nga Qendra Tianjin për Kontrollin e Sëmundjeve.

Autoritetet thanë se kompania prodhoi 4,836 kuti akullore të kontaminuara me COVID-19, 2,089 prej të cilave ishin mbyllur.

Një total prej 935 kuti me akullore, nga 2,747 kuti që hynë në treg, ishin në Tianjin dhe vetëm 65 ishin shitur në tregje.

/Gazeta Sinjali/