image Aktorja amerikane publikon videon që tregon se çfarë u bëri koronavirusi flokëve të saj

Bota e Yjeve

Aktorja amerikane publikon videon që tregon se çfarë u bëri koronavirusi flokëve të saj

news image

Aktorja amerikane, Alyssa Milano, ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, përmes së cilës tregon se pas shërimit nga COVID-19, asaj kanë filluar t’i bien flokët.

Simptomat e para të koronavirusit, aktorja i ka pasur që në muajin prill. Tek njerëzit që kanë përjetuar simptoma afatgjata të COVID-19, humbja e flokëve është një efekt anësor i virusit, sipas studimeve të fundit.

“Vendosni atë maskë të mallkuar!”, thotë aktorja në fund të videos.

Sipas ekspertëve, shumica e pacientëve që kanë kaluar COVID-19, po vuajnë effluvium telogjen, një gjendje e përkohshme që përfshin rënien e flokëve, të shkaktuar nga stresi fizik ose emocional, ethe të larta, sëmundje ose humbje peshe mbi 9 kg, sipas WebMD. /Gazeta Sinjali/