image Aktori Steven Seagal i bashkohet një partie pro Kremlinit

Të tjera

Aktori Steven Seagal i bashkohet një partie pro Kremlinit

news image

Aktori i Holliwoodit Steven Seagal, një admirues për një kohë të gjatë i presidentit rus, Vladimir Putin, është bashkuar me një parti pro Kremlinit, ka njoftuar partia të dielën.

Seagal ka marrë një kartë anëtarësie të partisë të një aleance të quajtur “Vetëm Rusia – Patriotë – Për të Vërtetën” tregon një video e cila është transmetuar nga partia. Ajo u formua në fillim të këtij viti, në të cilën janë bashkuar tri parti të majta, të gjitha mbështetëse të Putinit, shkruan U.S.News.

Seagal, një artist marcial i lindur në SHBA, është i njohur më shumë për prodhimin dhe interpretimin e tij në filma aksion, ndërsa Putini, i cili i dha atij shtetësinë, është një tifoz i arteve marciale.

Në ceremoninë e së shtunës, Seagal u fotografua pranë njërit prej liderëve të partisë, shkrimtarit rus Zakhar Prilepin, i cili u regjistrua në një ushtri të separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore dhe pranoi të komandonte një njësi luftarake në një konflikt i cili ka vrarë 14,000 njerëz në shtatë vjet.

Në vitin 2018, Rusia e ngarkoi Seagalin me përmirësimin e lidhjeve humanitare me Shtetet e Bashkuara në një kohë kur marrëdhëniet midis dy vendeve janë përkeqësuar.

Si përfaqësues rus, Seagali vizitoi Venezuelën në maj dhe i paraqiti një shpatë samurai presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro. /Gazeta Sinjali/