image Aktori i njohur zbuloi para kamerave sëmundjen e rrezikshme: U trondita
[wp-story id="814678"]

Bota e Yjeve

Aktori i njohur zbuloi para kamerave sëmundjen e rrezikshme: U trondita

news image

Chris Hemsworth ka filmuar një serial të ri televiziv, “Limitless”, në të cilin ai eksploron metodat e zgjatjes së jetës dhe vonimit të plakjes së qelizave. Megjithatë, ai nuk mund ta kishte menduar se çfarë do të zbulonin mjekët në shfaqje për të – ai mësoi se mbart dy gjene që rrisin rrezikun e Alzheimerit.

Hemsworth, i cili është 39 vjeç, foli me disa mjekë në seri dhe u krye një analizë e detajuar e ADN-së. Plani ishte që t’i tregonte të gjitha rezultatet para kamerave, në mënyrë që ai të mos dinte paraprakisht se çfarë do të dëgjonte, por mjeku u step kur pa kombinimin e rrezikshëm të gjeneve.

Ai i tha produksionit: “Unë nuk do t’ia them këtë para kamerave”. Aktori theksoi: “Më morën gjak dhe mostrat e tjera. Plani ishte që të më tregonin para kamerave se çfarë gjetën. Doktori Peter Attia thirri [krijuesin e “Limitless”] Darren Aronofsky dhe tha, ‘Nuk dua t’ia tregoj këtë në kamera.

Duhet të flasim me kamera të fikura dhe më pas të vendosim nëse duam që rezultatet të jenë në episod. U trondita kur më thirri”, u shpreh aktori.

/GazetaSinjali/