image Aktorët e Teatrit “Dodona” paralajmërojnë protesta, kërkojnë nga komuna krijimin e një trupe rezidente - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

72500

Të shëruar

61685

Të vdekur

1.640

Aktorët e Teatrit “Dodona” paralajmërojnë protesta, kërkojnë nga komuna krijimin e një trupe rezidente

news image

Kërkesa për hapjen e një konkursi nga Komuna e Prishtinës për krijimin e një trupe rezidente në Teatrin “Dodona”, ishte njëra ndër arsyet kryesore se pse aktorët e këtij teatri mëngjesin e sotëm mbajtën konferencë për medie.

Në këtë konferencë u tha që aktorët nuk do të zmbrapsen nga kërkesat e tyre, kështu duke paralajmëruar edhe protesta para objektit të komunës.

Leonit Maloku, pjesëtar i komunitetit të Aktorëve të Prishtinës, ka thënë se teatri tash e 15 vjet funksionon me vetëm 5 aktorë.

“Teatri ‘Dodona’ pothuajse që 15 vjet funksionon vetëm me 5 aktorë dhe kryesisht prodhon vetëm shfaqje për fëmijë dhe nuk prodhon shfaqje profesionale për të rritur. Kërkesa jonë është bazuar në ligjin për teatrin pika nr. 7 nenin nr. 5, ku specifikisht thotë: Teatri i qytetit mund të ketë ansamblin rezident prej më sa paku 10 dhe më së shumti 20 aktorë”, ka thënë Maloku.

Madje, ata kanë treguar se protestat me monologje e poezi nuk do t’i ndalin derisa të realizohen kërkesat e tyre.

“Nëse kërkesat tona nuk realizohen ne do të shkojmë në protesta do të vijmë këtu para komunës siç kemi ardhë sot, do hapim tenda, monologje e poezi, çka ju takon aktorëve, që kur të vijë Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës, të na shohë neve duke fjetur këtu para komunës dhe të shoh se në çfarë gjendje e ka lënë kulturën në qytetin tonë”, ka deklaruar ai. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin