image Aktivisti i VV-së flet për parregullsitë në procesin zgjedhor: Në Vetëvendosje veç Demokraci nuk po tregohet

Politikë

Aktivisti i VV-së flet për parregullsitë në procesin zgjedhor: Në Vetëvendosje veç Demokraci nuk po tregohet

news image

Një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Alban Shala, përmes një postimi në Facebook ka thënë se sot në procesin e brendshëm zgjedhor ka pasur manipulime.

Ai është ndalur në procesin e votimit për pozitat lokale partiake.

Postimin në Facebook e nis me atë që demokraci është kur “voton dhe vota nuk vidhet”.

“Këngët e Grupit Troja, ato të cilat i kemi pasur frymëzim, tani janë veç tinguj që po hasin në veshë të shurdhër. “E drejta mbi të gabuarën” – këto kanë mbetur veç fjalë në letër”, ka shkruar ai në Facebook.

“E VETËVENDOSJE! veç DEMOKRACI nuk po tregohet. Dikujt nuk i pranohen vëzhguesit, e për dikë vëzhgon motra, madje edhe bën fushatë në vendvotim. Leonora Dervisholli”, ka vazhduar ai.

“E si askund në botë krijohen ekipe mobile, gjoja për të mbledhur vota në terren”, thotë ai.

Kujtojmë se kryetari aktual i cili është edhe kryeministër, Albin Kurti garon edhe për një mandat katërvjeçar dhe nuk ka asnjë kandidat kundër.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sot është ditë e demokracisë  ku secili anëtar i këtij subjekti do të dëgjohet.

/GazetaSinjali/