COVID-19

Të infektuar

4715

Të shëruar

2227

Të vdekur

101

Aktivisti i Vetëvendosjes kërcënon me kallje zyrën e Presidencës

news image

Një aktivist i Vetëvendosjes, përmes rrjeteve sociale, ka kërcënuar me kallje të zyrës së presidentit Hashim Thaçi.

Ky kërcënim ka ardhur sot, një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese pro dekretit të presidentit për formimin e qeverisë së re.

Aktivisti në profilin e tij ka të shkruar titullin drejtor dhe në bazë të fotografive shihet se është përkrahës i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Ai ka shkuar aq larg sa që publikisht ka kërcënuar me kalljen e zyres së presidentit Thaçi dhe atë të Gjykatës Kushtetuese.

Madje, ai ka publikuar edhe një foto ilustrim se si do të duket zjarri nga ky veprim i turpshëm.

“Më në fund erdhi dita populli me e kall zyrën e presidentit Thaçi dhe Gjykatës Kushtetuese, Arta Hajrizi-Rama. Nëse populli së bënë këtë gjë, atëherë jemi njerëzimi më analfabet, më frikacak, më tradhëtar e më i korruptuar në Ballkan” shkruan Gëzim Murati në mesazhin kërcënues./ Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin