image Aktivistët e Vetëvendosjes nuk kanë të ndalur, njëri kërkon një Avni Rrustem për gjyqtarët e Kushtetueses

Kosovë

Aktivistët e Vetëvendosjes nuk kanë të ndalur, njëri kërkon një Avni Rrustem për gjyqtarët e Kushtetueses

news image

Mbrëmë Gjykata Kushtetuese mori vendim pro dekretit të presidentit Hashim Thaçi, për formimin e qeverisë me të mandatuarin për kryeministër, Avdullah Hotin.

Që nga mbrëm, aktivistët dhe deputetët e Vetëvendosjes kanë reaguar edhe në mënyrë të ashpër e me kërcënime, raporton Gazeta Sinjali.

Një nga ta është edhe një mbështetës i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Roki Llugaliu, i cili përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar një Avni Rrustem për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka shkruar “Kërkohet një Avni Rrustem”, dhe ka publikuar emrat dhe mbiemrat e gjyqtarëve. Por më pas i njëjti, e ka fshirë postimin nga Facebooku./ Gazeta Sinjali/