image Aktivistët e LVV-së që nga nesër në sheshin ‘Nëna Terezë’ organizojnë peticion me kërkesë për zgjedhje

Kosovë

Aktivistët e LVV-së që nga nesër në sheshin ‘Nëna Terezë’ organizojnë peticion me kërkesë për zgjedhje

news image

Vetëvendosja ka njoftuar se që nga dita e nesërme do të dalë në shesh për t’i kërkuar nënshkrimet e qytetarëve nëpërmjet peticionit.

Kjo parti ka fillimisht kishte organizuar një peticion online për të shkuar në zgjedhje, kurse nga nesër ata do ta vazhdojnë këtë proces të peticionit edhe në formën me nënshkrime fizike.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ‘Lëvizja Vetëvendosje – Qendra e Prishtinës’.

‘’Duke filluar nga ora 10:00 e duke vazhduar deri në orën 18:00, duke respektuar distancën dhe të gjitha masat për luftimin e COVID-19, aktivistët e LVV do të jenë të vendosur në sheshin ‘Nëna Terezë’ për të mundësuar plotësimin dhe nënshkrimin e peticionit me kërkesën për zgjedhje’’.