image Aktakuzë ndaj 20 personave për shit-blerje të armëve, detaje nga dosja e Prokurorisë

Drejtësi

Aktakuzë ndaj 20 personave për shit-blerje të armëve, detaje nga dosja e Prokurorisë

news image

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 20 personave, të cilën dyshohen se për gati 1 vit kanë kryer veprën penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve”, raporton Sinjali.

Gazeta Sinjali ka mësuar emrat e 20 të akuzuarve, të cilët dyshohen se nga një periudhë e panjohur e në vazhdimësi deri më 29 shtator 2020, duke vazhduar deri më datën 14.04 të vitit të kaluar, duke vepruar sipas marrëveshjes, me qëllim të furnizimit, transportit, këmbimit, ndërmjetësimit dhe shitjes së paautorizuar të armëve, kanë transportuar, ndërmjetësuar dhe shitur armë të llojeve të ndryshme, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme.

20 të dyshuarit janë: Samir Ramic – Istog; Ifeta Ramic – Isotg; Besim Metaj – Pejë; Skënder Arifi – Lipjan; Adhurim Fazlija – Klinë; Sefadin Kabashaj – Istog; Kujtim Sadikaj – Istog; Brahim Hoxha – Pejë; Berat Bajrami – Ferizaj; Halim Neziri – Ferizaj; Arton Cenaj – Pejë; Petrit Musaj – Pejëp; Fadil Pepic – Pejë; Feratbegu Aliu – Gjilan; Skënder Nuredini – Gjilan; Teki Ramadani – Gjilan; Hajriz Asllani – Vushtrri; Agron Maliqi – Kamenicë; Bekim Ukaj – Istog; Salih Kutleshi- Podujevë.

Dosja e Prokurorisë

Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari Samir Ramic, sipas marrëveshjes me të dyshuarin Besim Metaj, fillimisht ka siguruar armë të llojeve të ndryshme nga persona të panjohur, të cilat i ka mbajtur në shtëpinë e nënës së tij, të dyshuarës Ifeta Ramic, në fshatin Lubovë të Istogut.

Kështu, të dyshuarit e tjerë, Sefadin Kabashi, Fadil Pepic, Petrit Musaj, Arton Cenaj, Adhurim Fazlija, Kujtim Sadikaj, Brahim Hoxha, Hajriz Asllani, Berat Bajrami, Halim Neziri, Skënder Arifi, Skënder Nuredini, Teki Ramadani, Feratbegu Aliu dhe Agron Maliqi, duke qenë në dijeni që të dyshuarit Samir Ramic, Ifeta Ramic dhe Mesim Metaj merren me shit-blerjen e armëve dhe të interesuar për blerje të tyre kanë komunikuar përmes telefonit, duke u marrë vesh për llojet dhe çmimin e armëve dhe municionit e pastaj janë takuar në vende të ndryshme, kryesisht në shtëpitë e tyre.

Të dyshuarve u janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse, me ç’rast në shtëpinë e Ifeta Ramic janë gjetur dhe sekuestruar: Një këllëf i pistoletës së zezë, pajisje për pastrim të armës, 100 euro, pesë pistoleta, pushkë gjuetie,

Në shtëpinë e të dyshuarit Sefadin Kabashj janë gjetur: Një pushkë dhjetëshe, një pushkë e gjatë, gjashtë fishekë,

Në shtëpinë e Adhurim Faziljaj janë gjetur: një revole, 95 fishekë, dy karikator,

Në shtëpinë e Kujtim Sadikaj janë gjetur: 71 fishekë

Në shtëpinë e Hajriz Asllanit janë gjetur: një pushkë gjuetie, 109 fishekë, një gëzhojë, pjesë pushke, armë,

Në shtëpinë e Berat Bajramit janë gjetur: një armë, 120 fishekë, armë, katër paketime me nga 60 fishekë, 50 fishekë gazi, afër 500 fishekë të tjerë, 234 fishekë, 10 fishekë,

Në shtëpinë e Skënder Arifit janë gjetur: një armë, 10 fishekë, 34 fishekë, 2 shishe vaj për pastrim të armëve, si dhe një kuti me mjete për pastrim të armëve,

Në shtëpinë e Skënder Nuredinit janë gjetur: Një pushkë, një armë e vjetër, një kuti për pastrimit e armëve katër shufra të metalit për pastrimin e armëve

Në shtëpinë e FeratBegu Aliut janë gjetur: dy armë gjuetie dhe një magazinë e armës.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar po ashtu se Ifeta Ramic dyshohet po ashtu se ka falsifikuar para, ashtu që gjatë kontrollit në shtëpinë e saj në Lubovë të Istogut janë gjetur 100 euro të falsifikuara.

Kurse Salih Kutleshi, dyshohet për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.

Siç mëson Sinjali, gjatë këtij aksioni janë konfiskuar edhe dy vetura dhe 2000 euro.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/