Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër grupit të dyshuar për përfshirje në veprimtarinë e fajdes, të cilët u kapën në tetor të vitit 2022. Pesë prej tyre janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar më pas, raporton Gazeta Sinjali.
Ndaj Zenel Zenelaj, Gegë Lleshaj, Halil Gjoshi, Agim Jakupaj dhe Musë Pnishi, tashmë do të ulen në bankën e të akuzuarve.
“Për të pandehurin A.J., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77 të KPRK-së.
Për të pandehurin B.J., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 1 të KPRK-së, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së.
Për të pandehurin Z.Z., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 1 të KPRK-së.
Për të pandehurin M.P., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77 të KPRK-së, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së.
Për të pandehurin G.Ll., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77 të KPRK-së, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së.
Për të pandehurin Xh.L., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par 1 të KPPK-së.
Për të pandehurin H.Gj., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale fajdeja” nga neni 331 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenet 33 dhe 77 të KPRK-së.
Ndërsa, konform nenit 241 par. 1 nën par 1.9 lidhur me nenet 115 par. 2, 274 të KPPRK-së, gjykatës i propozohet konfiskimi i përhershëm:
Dymbëdhjetë (12) vetura, tri (3) moto çikleta, 4 (katër) armë të llojeve të ndryshme, para, etj si në aktakuzë.
Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.”
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.