Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht për një aksion policor të zhvilluar mbrëmë pas mesnate nga Policia në Prizren, që kishte cak një lokal ku dyshohej se ushtrohej veprimtari e kundërligjshme e bixhozit dhe organizimit të skemave piramidale. 18 persona përfunduan në prangat e Policisë dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.
Aksioni është kryer nga patrullat e stacionit policor në Prizren dhe lajmi tashmë është konfirmuar për Sinjalin edhe nga komandanti Nexhdet Mrasori.
Mrasori bëri me dije se numri i të arrestuarve ka shkuar në 19, pasi është prangosur edhe pronari i lokalit në rrugën “2 Korriku”.
Sinjali ka siguruar listën e plotë, me emrat e të gjithë të dyshuarve – që u kapën në flagrancë nga Policia.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj të dyshuarve.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.