image Aksion masiv i Policisë në disa komuna: Arrestohen 11 persona nën dyshimet për mashtrim me subvencione

Siguri

Aksion masiv i Policisë në disa komuna: Arrestohen 11 persona nën dyshimet për mashtrim me subvencione

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve disa mujore, në koordinim me Prokurorinë Speciale kanë zhvilluar sot aksion në disa komuna, që ka rezultuar me 11 të arrestuar, nën dyshimet për dallavere me subvencione, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, nën dyshimin për keqpërdorime në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, operacioni u zhvillua në Pejë, Istog, Deçan, Viti Suharekë dhe Ferizaj.

Të arrestuarit gjatë këtij aksioni dyshohet së janë përfshirë në veprat penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘dhënia e ryshfetit’, ‘mashtrimi me subvencione’ ‘falsifikimi i dokumenteve zyrtare’ dhe ‘pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare’.

“Tre nga të arrestuarit janë persona zyrtar, ndërsa tetë persona të dyshuar janë përfitues subvencionesh të cilët dyshohet se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Pas intervistimit të të dyshuarve, më aktvendim nga prokurori, të njëmbëdhjetë të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.”, njoftoi Policia.

/GazetaSinjali/