image Aksion i Policisë në Shtërpcë, dyshohet për spiunazh

Siguri

Aksion i Policisë në Shtërpcë, dyshohet për spiunazh

news image

Policia e Kosovës mëngjesin e sotshëm një aksion për sekuestrimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale në Shtërpcë, komunën me shumicë serbe në rajonin e Ferizajt, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se me urdhër të Prokurorisë në Ferizaj, po bastisen katër lokacione në Ferizaj.

Sipas informacioneve, aksioni ka të bëjë lidhur me dyshimet për spiunazh, pasi sipas burimeve brenda prokurorisë, përmes kamerave janë monitoruar lëvizjet e qytetarëve dhe institucionet publike të Republikës së Kosovës e që këto informacione janë përcjellë në strukturat e sigurisë në Serbi.

/GazetaSinjali/