image Aksion i Policisë në Prishtinë ndaj 'meraklive' të mbajtjes së armëve pa leje

Siguri

Aksion i Policisë në Prishtinë ndaj ‘meraklive’ të mbajtjes së armëve pa leje

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot zyrtarët policorë në Prishtinë kanë kontrolluar disa lokacione në Prishtinë, me ç’rast në tri lagje të kryqytetit janë sekuestruar disa armë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas PK-së, personat e dyshuar për mbajtjen e armëve që u gjetën janë shoqëruar në Polici dhe janë iniciuar raste ndaj tyre.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Prishtinë, 19 janar  2021 –   Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme operative -policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.   

Si rezutat i kontrolleve të shtuara që po kryen policia, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale,  si dhe kapjen e personave që po qarkullojnë me armë, sot  në tri lokacione të ndryshme (në lagjen Dardania, në lagjen Kolovicë dhe rrugën “Haxhi Zeka”), në Prishtinë, nga ana e zyrtarëve policorë janë gjetë dhe sekuestruar :   

-një revole -dy pyshkë gjuetie  -dy kondakë të armëve të gjuetisë si dhe -disa pjesë të mekanizmit të armëve të gjuetisë.     

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore  dhe ndaj tyre në konsultim me prokurorin e shtetit janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.​

/GazetaSinjali/