image Aksion antidrogë në Kaçanik, ndalohen 3 persona – sekuestrohen 5 kg marihuanë

Siguri

Aksion antidrogë në Kaçanik, ndalohen 3 persona – sekuestrohen 5 kg marihuanë

news image

Prokuroria Themelore në Ferizaj në koordinim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar dje operacionin “Mali”, ku pas hetimit disa mujor, janë bastisur disa shtëpi, banesa dhe objekte përcjellëse, në fshatrat Ivajë-Kaçanik, nën dyshimin se në të njëjtën shtëpi është duke u bërë kultivimi i bimëve narkotike të llojit “Canabis Sativa”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë kontrollit të shtëpive, janë gjetur njëzet e gjashtë (26) paketime najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 5 kg e 227.6 gram si dhe gjatë këtij operacioni, janë arrestuar tre (3) persona të dyshuar.

Të dyshuarit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së.

Po ashtu, gjatë këtij operacioni, janë sekuestruar edhe para të gatshme- njëqind e gjashtëdhjetë (160) euro, telefona mobil, Një (1) armë pistoletë e llojit Sigsauer, Një (1) veturë e tipit Golf 4, ngjyrë e zezë, Drita (reflektorë),Foli alumini, styropor, ventilator të ndryshëm, Rezervuar uji, pompë uji, Gërshërë, thika, Qese najloni për paketim, Kamera të sigurisë, DVR, Laptop dhe kartela bankare, Vegla pune të ndryshme, termometra digjital, peshore digjitale .

 “Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtëve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/