image Aksion anti-drogë në zonën e Dukagjinit, bastisen disa lokacione – ka të arrestuar

Siguri

Aksion anti-drogë në zonën e Dukagjinit, bastisen disa lokacione – ka të arrestuar

news image

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë është duke zhvilluar një aksion antidrogë në zonën e Dukagjinit, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se janë bastisur disa lokacione dhe janë arrestuar disa persona.

Sinjali mëson se deri më tani janë kryer bastisje në komunën e Gjakovës dhe të Deçanit, ndërkaq kanë rënë në prangat e Policisë shtatë persona të dyshuar.

Në kuadër të aksionit i cili është duke vazhduar, janë sekuestruar një sërë gjësendesh në cilësinë e provave materiale.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/