image Aksidentohet për vdekje 25-vjeçari shqiptar në Itali, po kthehej nga ndërrimi i natës

Botë

Tragjike/ Aksidentohet për vdekje 25-vjeçari shqiptar në Itali, po kthehej nga ndërrimi i natës

news image

Një i ri shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pas një aksidenti tragjik në Itali.

Sipas mediave vendase në zonën e La Secca në Itali, një shqiptar, i cili po udhëtonte me makinë, ka humbur jetën për shkak se automjeti i tij u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë.

Viktima është Endri Zaimi 25 vjeç.

I riu ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte qenë turni i natës në fabrikën ku punonte. Makina e tij tip Volvo u shkatërrua tërësisht për shkak të përplasjes së fortë me kamionin.

Drejtuesi i kamionit pësoi dëmtime dhe u dërgua në spital, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Gazeta Sinjali/