image Aksidentohet një veturë e FSK-së, ka të lënduar

Siguri

Aksidentohet një veturë e FSK-së, ka të lënduar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë së enjtes, rreth orës 17:50, në fshatin Qerim në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet i kanë thënë Gazetës Sinjali se në aksident është përfshirë edhe një veturë zyrtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Aksidenti ndodhi mes veturës së FSK-së dhe një tjetër civile, dhe për pasojë lëndime trupore kanë pësuar ngasësi dhe pasagjeri, pjesëtarë të FSK-së.

Siç mësoi Sinjali, të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. /Gazeta Sinjali/