image Aksidentohet një femër në Shtime pasi humb kontrollin mbi veturën, dërgohet në QKUK

Kosovë

Raporti/ Aksidentohet një femër në Shtime pasi humb kontrollin mbi veturën, dërgohet në QKUK

news image

Një aksident ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Skënder Salihaj” në Shtime.

Raportohet se një femër nga shpejtësia e ka humbur kontrollin mbi veturën, duke u aksidentuar. Më pas ajo është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Rr. Skënder Salihaj,Shtime 07.05.2020-22:20. Raportohet se e dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën dhe aksidentohet. Si pasoj e aksidentit e dyshuara pëson lëndime trupore dhe e njëjta dërgohet ne QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Gazeta Sinjali/