image Aksidentohen dy vetura në Gjilan, pësojnë lëndime shoferët

Siguri

Aksidentohen dy vetura në Gjilan, pësojnë lëndime shoferët

news image

Një aksident tjetër trafiku, ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, ku janë përfshirë dy vetura, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti,  kanë pësuar lëndime dy shoferët e veturave, të cilët u përplasën, si pasojë e mosrespektimit të rregullave të komunikacionit.

Sinjali mëson se aksidenti është shkaktuar pasi njëra nga veturat e përfshira ka goditur nga mbrapa automjetin tjetër, pasi nuk e ka përshtatur shpejtësinë dhe nuk e ka mbajtur distancën e duhur.

Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën  e Spitalit Rajonal të Gjilanit.

/GazetaSinjali/