image Aksidenti në Podujevë ku vdiq një person – i caktohet 48 orë paraburgim shtetasit të huaj

Kosovë

Aksidenti në Podujevë ku vdiq një person – i caktohet 48 orë paraburgim shtetasit të huaj

news image

Prokurori i shtetit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 48-orëve një shtetasit të huaj, për shkak se më 15 nëntor në Podujevë, kishte aksidentuar për vdekje një person.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, nga i njëjti aksident kishte humbur jetë një person, ndërsa i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe është duke marrë ndihmë mjekësore në QKUK

“Me datën 18.11.2019 prokurori kujdestar i shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orëve kundër të dyshuarit mashkull K/Shqiptar shtetas i huaj, i cili me automjetin e tij ka shkaktuar aksident me pasoja fatale. I dyshuari për shkak të lëndimeve të marra në aksident gjendet i shtrirë në repartin e ortopedisë në QKUK nën mbikëqyrjen e Policisë”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/.