image Aksidentet në trafik - Policia e Kosovës paralajmëron konferencë për media

Kosovë

Aksidentet në trafik – Policia e Kosovës paralajmëron konferencë për media

news image

Numër i madh i aksidenteve po shkaktohen ditëve të fundit në Kosovë, ku shumica prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali.

Aksidentet e shumta që po ndodhin pandërprerë kanë bërë që Policia e Kosovës t’u drejtohet qytetarëve nesër përmes një konference për media, ku si temë kryesore do të jetë siguria në trafikun rrugor.

Në këtë konferencë pritet të flasin përfaqësues të lartë të Policisë së Kosovës, të cilët do të prekin temat e gjendjes së sigurisë në trafikun rrugor, planifikimeve operacionale dhe angazhimet policore.

Lidhur me lokacionin dhe kohën e planifikuar për këtë konferencë do të njoftoheni nesër, thuhet në njoftim.

Ditëve të fundit në rrugët e Kosovës ka pasur aksidente me fatalitete, ku vetëm dje kanë humbur jetën pesë persona, katër prej tyre vetëm në Koshare dhe një në rrugën Pejë-Prishtinë.

Ndërsa, kujtojmë se që nga muaji janar e deri më tani, si pasojë e aksidenteve në trafik, kanë humbur jetën 42 persona. /Gazeta Sinjali/