image Aksidente me të lënduar e dëme materiale, Policia arrestoi 19 persona për 24 orë

Siguri

Aksidente me të lënduar e dëme materiale, Policia arrestoi 19 persona për 24 orë

news image

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e aksidenteve të ndodhura gjatë ditës së djeshme në Kosovë.

Numri total i aksidenteve të djeshme është 38, nga kjo shifër, 17 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 21 me dëme materiale.

Për personat që shkelën rregullat e trafikut u shqiptuan 1 mijë e 131 gjoba.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 19 persona, 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe nga 1 në ndalim policor dhe në vuajtje të dënimit.

Ndërsa, u shqiptuan 848 tiketa në bazë të ligjit antiCOVID. /Gazeta Sinjali/