image Aksident zingjiror në rrugën “B” në Prishtinë – raportohet për të lënduar

Siguri

Aksident zingjiror në rrugën “B” në Prishtinë – raportohet për të lënduar

news image

Një aksident trafiku i tipit zingjiror ka ndodhur çaste më parë në rrugën “B” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri vetura, raporton Gazeta Sinjali.

Dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia e njërit prej shoferëve, që ka rezultuar me përplasje të njëpasnjëshme të automjeteve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ato emergjente. Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me autoambulancë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare lidhur me detajet e rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/