Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur sot në rrugën “Brigada 123” Suharekë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë të ditur se si pasojë e aksidentit shoferi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore, për çka është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Aksidenti dyshohet se ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve, ku si pasojë e mosrespektimit të përparësisë së kalimit, vetura ka goditur motoçiklistin.