image Aksident trafiku në Skenderaj – pesë persona mbesin të lënduar

Kosovë

Siguri/ Aksident trafiku në Skenderaj – pesë persona mbesin të lënduar

news image

Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Istog, më saktësisht në fshatin Runik të Skenderajt.

Lajmin për Gazetën Sinjali e konfirmon zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se në një aksident të dy veturave, pesë persona kanë pësuar lëndime.

 “Dy vetura civile janë të përfshira në aksident, ndërsa pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka deklaruar Zahiti./Gazeta Sinjali/

./Gazeta Sinjali/