image Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen tre persona

Siguri

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen tre persona

news image

Një aksident trafiku mes dy automjeteve  ka ndodhur sot rreth orës 22:00 në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë, me ç’rast tre persona kanë mbetur të lënduar, shkruan Gazeta Sinjali.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ai për Sinjalin. /Gazeta Sinjali/