image Aksident trafiku në Llozicë të Malishevës, ka të lënduar

Sinjalizime

Aksident trafiku në Llozicë të Malishevës, ka të lënduar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në fshatin Llozicë të komunës së Malishevës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në pamje të dërguara nga një sinjalizues i Gazetës Sinjali shihet një veturë e aksidentuar.

Sipas sinjalizuesit si pasojë e këtij aksidenti ka persona të lënduar.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të përgjigjes.

Sinjali do të iu mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/