image Aksident trafiku në Fier, humb jetën një zyrtar policor

Shqipëri

Aksident trafiku në Fier, humb jetën një zyrtar policor

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur në Fier, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një zytar policor.

Policia ka bërë të ditur se zyrtari i cili humbi jetën ishte 58-vjeçar.

“Rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin A. S., 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos”, thuhet në njoftimin e policisë./TCH/

/GazetaSinjali/