image Aksident në rrugën Podujevë – Prishtinë, Policia në vendngjarje

Siguri

Aksident në rrugën Podujevë – Prishtinë, Policia në vendngjarje

news image

Një aksident ka ndodhur sonte në fshatin Besi, saktësisht në rrugën Podujevë –Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Në aksident janë përfshirë dy vetura të cilat kanë pësuar dëme materiale, ndërsa në vendin e ngjarjes përveç autoambulancës gjendet edhe Policia.

Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë ndonjë informacion nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, por të njëjtit nuk kanë kthyer ende përgjigje.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/