image Aksident në rrugën Podujevë-Merdare, lëndohen pesë persona

Kosovë

Siguri/ Aksident në rrugën Podujevë-Merdare, lëndohen pesë persona

news image

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën Podujevë-Merdare.

Lajmin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00 në rrugën Podujevë-Merdare ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Në këtë aksident janë lënduar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora./GazetaSinjali/