image Aksident në rrugën Mitrovicë – Pejë/ 26-vjeçarja hyn në tejkalim dhe e çet nga rruga veturën që i vinte përballë

Siguri

Aksident në rrugën Mitrovicë – Pejë/ 26-vjeçarja hyn në tejkalim dhe e çet nga rruga veturën që i vinte përballë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë, saktësisht në fshatin Qubrel, ku si pasojë është lënduar një person, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se deri te aksidenti erdhi pasi shoferja 26-vjeçare e njërës veturë, kishte hyrë gabimisht në tejkalim dhe kishte goditur automjetin tjetër të cilin po e drejtonte një 63-vjeçar.

Sipas burimeve, shoferja me nënshtetësi gjermane, e ka përplasur jashtë rruge veturën tjetër, ku si pasojë shoferi ka pësuar lëndime trupore.

Për shkak të lëndimeve të marra, viktima është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por që gjendja e tij është stabile dhe i njëjti është lëshuar për në shtëpi .

/GazetaSinjali/