image Aksident në Raushiq të Pejës, krijohen kolona të gjata në rrugën Pejë-Deçan-Gjakovë - Sinjali

Aksident në Raushiq të Pejës, krijohen kolona të gjata në rrugën Pejë-Deçan-Gjakovë

news image

Sot rreth orës 11:30 ka ndodhur një aksident në Raushiq të Pejës, me ç’rast janë krijuar kolona të gjata në rrugën Pejë-Deçan-Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues kanë dërguar pamje në redaksinë e Sinjalit, nga vendi se ku ka ndodhur aksidenti, ku shihet se veturat kanë pësuar dëme materiale, ndërsa nuk dihet për të lënduar.

Sipas pamjeve edhe Policia e Kosovës gjendet në vendin e ngjarjes.

Gazeta Sinjali ka komunikuar me Policinë e Kosovës për rajonin e Pejës, të njëjtit e kanë konfirmuar rastin.

Zëdhënës i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se aksidenti ka ndodhur, mirëpo fatmirësisht nuk ka të lënduar vetëm bëhet fjalë për dëme materiale.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin