image Aksident në Prizren, lëndohen dy persona

Siguri

Aksident në Prizren, lëndohen dy persona

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në autostradën e Prizrenit, me ç’rast dy persona kanë mbetur të lënduar, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka njoftuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ai për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/